DOKUMENTET/ Erion Veliaj i dha qindra miliona lekë Ardit Gjebreas, prezantuesi e mbrojti publikisht

Një grup këngëtarësh dhe prezantuesish kanë dalë në mbrojtje të kryebashkiakut Erion Veliaj, ky i fundit i arrestuar si i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

 

Shumë prej tyre dolën pafytyrësisht para SPAK-ut duke protestuar për Veliajn, i cili duket se i ka shpërblyer mjaft mirë me para.

Njëri prej personazheve televizivë që ka reaguar dhe ka dalë në mbështetje të Erion Veliaj ka qenë dhe moderatori Ardit Gjebrea.

“Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq si mundet që nuk e bërtasin punën tënde e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar për të mirën e përditshmërisë tonë? Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!”, shkruan prezantuesi, duke e shoqëruar mesazhin me një foto me Veliaj dhe hashtagun #jamerion dhe  #kambesimtekti”, shkruante Gjebrea në rrjetet sociale.

DOKUMENTET/ Erion Veliaj i dha qindra miliona lekë Ardit Gjebreas,

Pse Ardit Gjebrea i doli në mbrojtje “Lali Erit”?

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, të pasqyruara në Open Spending Data, rezulton se Ardit Gjerbrea ka marrë para plot 6 herë nga Bashkia e Tiranës.

Në datën 19.12.2022 Bashkia Tiranë i ka dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.

Një tjetër pagesë që ka marrë nga Bashkia e Tiranës është në 03.12.2021, me vlerë 705,880 lekë nga Jon Music sërish për Festivalin Kënga Magjike.

Në datë 11.10.2021 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 6,289,998 lekë për festivalin Kënga Magjike 2021.

Në datë 03.02.2020 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 2,700,000 lekë. Një tjetër transaksion është bërë nga Bashkia Tiranë për Jon Music në datën 31.01.2020 me vlerë 4,300,000 lekë.

Po ashtu në datën 29.01.2019 Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga Bashkia e Tiranës.

Të gjitha këto transaksione janë bërë për festivalin Kënga Magjike.

Të dhënat mund t’i shikoni në këtë tabelë:

DOKUMENTET/ Erion Veliaj i dha qindra miliona lekë Ardit Gjebreas,

Pra, janë bërë 6 transaksione nga Bashkia e Tiranës për Jon Music. Kjo tregon dhe arsyen pse Ardit Gjebrea doli dhe “bërtiti” fort se është me “Lali Erin”./ Burimi: CNA.al

Related Posts

Historia e tragjike e 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Santorini/ Nëna e braktisi në moshë të vogël dhe u rrit nga gjyshërit…

Personi që shihni në foto, është 19-vjeçari Aurel Elezi nga Kamza që humbi jetën në Santorini, pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte. Ai ishte…

Media greke: Berisha drejt rikthimit në pushtet, kush është Chris LaCivita, njeriu i Trump që do drejtojë fushatën

Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita, ka marrë tashmë një punë në lagjen tonë, duke u zotuar që të rikthejë në pushtet ish-presidentin dhe…

Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Written by editor in Lajme Një studim i ri ka zbuluar se malet mund të fshehin rezerva të mëdha të hidrogjenit të bardhë, duke rritur shpresat për…

Nëna e braktisi 9-vjeç dhe u rrit nga gjyshërit, historia tragjike e Aurelit që humbi jetën në Santorini!

Një djalë 19-vjeçar nga Kamza humbi jetën në Santorini pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte. Emri i 19-vjeçarit është Aurel Elezi, ai ishte jetim…

Aksident i rëndë në vend, raportohet se ka të plagosur

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 64-vjeçar. Advertisements Aksidenti ndodhi rreth orës…

Kush është shoku në katin 9 të ETC që Veliaj e takonte “i maskuar” nga i cili dilte me çantë shpine? (Video)

Në redaksinë e lajmeve në “Ora News”, ka mbërritur një tjetër video që flet për lëvizje dhe takime të dyshimta të kryebashkiakut të arrestuar të Bashkisë së…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *