Makina i vrau djalin 5 vjeç, nëna rrefen tragjedine: Burri i tha vjehrrit të të kem ty se bëj tjetër…

Nashiferi, nëna që është sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga vajza e saj, Dorina e ka filluar jetën bashkëshortore me shumë vështirësi. Fillimisht ka jetuar me familjarët e burrit, 8 persona që banonin në një shtëpi 1+1. Paralelisht me të, ishte shtatzënë dhe vjehrra e të dyja kanë lindur në të njëjtën kohë.

Nashiferi është kujdesur edhe për kunatën e vogël e të sapolindur, por pas 5 vitesh ajo humbi tragjikisht djalin e saj. Ajo nis të rrëfejë tragjedinë në seancën e ndërmjetësimit të “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e cila ka ndodhur pasi Nashiferi dhe bashkëshorti nisën të jetonin veçmas.

Nashifer: Vazhduam jetën, në ’90 që u hapën kufijtë, kunati i vogël që ishte me pleqtë iku në kurbet siç ikën të gjithë shqiptarët. Në fakt, të flas atë realitetin që është nuk para shkonte mirë me babin e vet, jo se më thoshte gjë mua, por e dëgjoja që kur vinte te Ylli i thoshte “do vish të merresh vesh me Merkon ti se do ta vras fare?”

Eni Çobani: Për babain e vet?

Nashifer: Për babain e vet. Ylli jo se është burri im, është i madhi, por kishte një afrimitet të paparë me babain e vet edhe pse ne ishim veç, ai nuk vinte në shtëpi. Ose do pinte kafe me të në lokal kur vinte nga metalurgjia se ai doli në pension ose do shkonte te shtëpia, çdo natë, sa ditë që kishte dhënë Zoti.

Djali, Landi shkonte në kopsht ndërsa vajza në çerdhe. Një ditë, teksa Landin e merrte gjyshi nga kopshti, përplasja nga një makinë i merr jetën.

Nashifer: Në fakt e ndieva se më këputej shpirti.  Vijnë dhe më thonë “hajde se do ikim në shtëpi, lëre punën Nashi”. Nuk e dija ç’më kishte ndodhur… I thashë kunatave të mia diçka se e pashë që lanë punën edhe punëtorët e tjerë. Pashë te rruga që ishte një makinë e madhe, gjithë ato makina, prapë nuk më shkonte mendja kurrë që do më kishte vrarë makina djalin tim. Kur kam shkuar në shtëpi, më ka treguar që është bërë aksident, më thanë, nuk gënjej, nuk jam mësuar të gënjej, Ylli kishte ardhur përpara meje, e kishin sjellë në shtëpi. Vjehrri im i binte kokës me grushta. Nuk mbaj mend më, por mbrapa e dëgjova që Ylli e kishte kapur në qafë dhe i kishte thënë “babi unë të të kem ty se unë bëj djalë tjetër prapë”.

Eni Çobani: Pra Ylli ta  kapërcejë atë dhimbje kaq të madhe…

Nashifer: Kaq shumë e donte të atin sa i tha “babi, unë të kem ty, mos bëj kështu se do bëj djalë tjetër prapë”.

Related Posts

Historia e tragjike e 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Santorini/ Nëna e braktisi në moshë të vogël dhe u rrit nga gjyshërit…

Personi që shihni në foto, është 19-vjeçari Aurel Elezi nga Kamza që humbi jetën në Santorini, pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte. Ai ishte…

Media greke: Berisha drejt rikthimit në pushtet, kush është Chris LaCivita, njeriu i Trump që do drejtojë fushatën

Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita, ka marrë tashmë një punë në lagjen tonë, duke u zotuar që të rikthejë në pushtet ish-presidentin dhe…

Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Written by editor in Lajme Një studim i ri ka zbuluar se malet mund të fshehin rezerva të mëdha të hidrogjenit të bardhë, duke rritur shpresat për…

Nëna e braktisi 9-vjeç dhe u rrit nga gjyshërit, historia tragjike e Aurelit që humbi jetën në Santorini!

Një djalë 19-vjeçar nga Kamza humbi jetën në Santorini pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte. Emri i 19-vjeçarit është Aurel Elezi, ai ishte jetim…

Aksident i rëndë në vend, raportohet se ka të plagosur

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 64-vjeçar. Advertisements Aksidenti ndodhi rreth orës…

Kush është shoku në katin 9 të ETC që Veliaj e takonte “i maskuar” nga i cili dilte me çantë shpine? (Video)

Në redaksinë e lajmeve në “Ora News”, ka mbërritur një tjetër video që flet për lëvizje dhe takime të dyshimta të kryebashkiakut të arrestuar të Bashkisë së…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *