Edhe në mes të dramave dhe tensioneve, Gjesti di si ta mbajë atmosferën të lehtë! Këtë herë, ai ka bërë të qeshin të gjithë me batutat e tij, teksa po grimohej para pasqyrës.
“Mos u habisni nëse më shihni në ndonjë reklamë për make-up, se do t’i lë të gjitha e do bëhem influencer,” tha ai me humor, ndërsa rregullonte vetullat me përqendrim maksimal. Banorët përreth shpërthyen në të qeshura, ndërsa ai vazhdoi me shakatë: “Si dukem? Mos më shikoni shumë se mund të bini në dashuri!”
Duket se edhe momentet më të zakonshme, si përgatitja para pasqyrës, mund të kthehen në shfaqje argëtuese kur në mes është Gjesti. Me sensin e tij të humorit dhe karizmën natyrale, ai arrin gjithmonë të sjellë të qeshura në shtëpi.
Kush e di, ndoshta pas daljes nga shtëpia e pret një karrierë e re në botën e grimit!