“Na tha ‘si do duroj 6 orë në klasë’”- E bija i dha fund jetës nga bullizmi, prindërit e 16-vjeçares zbulojnë letrën që vajza kishte lënë: Do na mbesë peng gjithë jetën

Prindërit e 16-vjeçares Irsa Muçollari nga Gjirokastra, e cila i dha fund jetës nga bullizmi që përjetonte në shkollë, kanë folur për herë të parë pas humbjes së të bijës.

 

Mamaja e saj, Mirela Muçollari, ka treguar se vetëvrasja e së bijës i ka lënë me pyetje ende të pa zbuluara dhe një peng të madh, që do e shoqëroj gjithë jetën.

 

“Do më mbetet peng tërë jetën dhe në kokën time kam vetëm ‘PSE? PSE?’. Kush ma mërziti kaq shumë dhe nuk e kuptoi asnjë njeri? Ne e donim aq shumë. Unë për atë jetoja për atë punoja! Të gjesh fëmijën kur vjen nga puna në atë gjendje. I dhashë frymë, nuk e shpëtova!”, ka rrëfyer ajo për TCH.

Ndërkohë, babai i adoleshentes, Ilir Muçollari, është shprehur se kohet e fundit kishe vënë re një ndryshim të sjelljes së vajzës, por nuk kishin menduar se mund të shkonte në këtë pikë.

“Kohët e fundit e shikoja që kishte ndryshuar sjellje, ishte pak me e mërzitur, por nuk na shkonte mendja për vajzën që të shkonte deri në këtë pikë. Se ka qenë shume e sjellshme, shumë e mirë, shumë e urta, e pyesja sa vinte nga shkolla: ‘Si kalove të keqen babi?. Mirë, babi mirë’. Edhe kjo na ka çuditur”, tha ai.

Dy prindërit e Irsës kanë kujtuar bisedat e fundit me vajzën e tyre para se ajo të vetëflijohej, duke treguar se ajo u ishte ankuar për ambientin jo dhe aq miqësor në klasë.

“Ditën e fundit më ka ardhur 20 minuta para se të mbaronte shkolla, më tha mbaruam shpejt. Para një jave i tha duke qarë mamasë ma ndërro klasën se ata nuk mësojnë. Janë 6 orë si do duroj çdo ditë kështu”, tha babai i saj, Iliri.

“Bëjnë si të çmendur më tha mua. Qeshin kot, flasin kot dhe nuk më pëlqen. Donte të shkonte te klasa që kishte shoqet e 9-vjeçares. I thashë merru me veten, injoroji ata. Ashtu bëj më tha, por janë 6 orë o mami më tha. Të marr mësuesen, të ndërrojmë bankën. Jo, jo tha se është më keq ashtu. Si duket i vinte turp se do ta bullizonin shokët përsëri. Jo, jo, bëra gabim që të thashë…”, shtoi nëna e saj.

Mirela dhe Iliri po ashtu kanë treguar dhe për një letër që vajza e tyre kishte shkruar në anglisht për situatën që po kalonte dhe ngarkesën emocionale që ka ndjerë.

“Kanë gjetur disa letra që shkruanin në anglisht për bullizimin. Në një letër tjetër shkruante t’i them babait apo jo?”, tha Iliri.

Siç kanë treguar dy prindërit e saj, Irsa ka qenë kampione shahu në arsimin bazë, me dhunti në pikturë, e talentuar në gjuhët e huaja por jo shumë sociale.

“E ke shumë të mirë më thoshin mua dhe mësueset. Është pak e ndrojtur…Po ashtu ka tipin ju thoja. Por aktivizojeni që të çiltërsohet. Ishte më e mirë seç duhet, u mbyll në vetvete dhe i mori me vete të gjitha”, u shpreh Mirela. “Edhe t’i jepje 200 lek, edhe 100 lek apo mos t’i jepje fare nuk kishe shqetësim prej saj. Aq e mirëkuptueshme ishte. Nuk kërkonte kurrë asgjë me zor. Irsa kuptonte çdo gjë. Tani vështirësi ekonomike kemi të gjithë! Por Irsës nuk i kemi lënë gjë pa plotësuar”, tha babai i saj, për TCH.

Përpos dhimbjes së madhe, prindërit e Irsës gjetën forcën për t’iu dhënë një mesazh prindërve të tjerë dhe të jenë sa më pranë fëmijëve të tyre.

“Kur vijnë prindërit këtu që ngushëllojnë, të gjithë tregojnë që i kemi të bullizuar dhe jemi shokuar komplet, më thonë se sa është në masë bullizimi. Na ndodhi ne, të paktën mos t’iu ndodhi të tjerëve, të jetë si këmbanë alarmi, të rrinë sa më afër fëmijëve, t’i pyesin për çdo gjë”, tha nëna e Irsës.

“Prindërit mos mendojnë asnjëherë se fëmijët i kanë të përsosur pa shkuar te shkolla, pa parë nivelin e klasës se do pësojnë pa pritur dhe pakujtuar”, tha babai i 16-vjeçares.

Related Posts

Historia e tragjike e 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Santorini/ Nëna e braktisi në moshë të vogël dhe u rrit nga gjyshërit…

Personi që shihni në foto, është 19-vjeçari Aurel Elezi nga Kamza që humbi jetën në Santorini, pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte. Ai ishte…

Media greke: Berisha drejt rikthimit në pushtet, kush është Chris LaCivita, njeriu i Trump që do drejtojë fushatën

Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita, ka marrë tashmë një punë në lagjen tonë, duke u zotuar që të rikthejë në pushtet ish-presidentin dhe…

Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Written by editor in Lajme Një studim i ri ka zbuluar se malet mund të fshehin rezerva të mëdha të hidrogjenit të bardhë, duke rritur shpresat për…

Nëna e braktisi 9-vjeç dhe u rrit nga gjyshërit, historia tragjike e Aurelit që humbi jetën në Santorini!

Një djalë 19-vjeçar nga Kamza humbi jetën në Santorini pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte. Emri i 19-vjeçarit është Aurel Elezi, ai ishte jetim…

Aksident i rëndë në vend, raportohet se ka të plagosur

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 64-vjeçar. Advertisements Aksidenti ndodhi rreth orës…

Kush është shoku në katin 9 të ETC që Veliaj e takonte “i maskuar” nga i cili dilte me çantë shpine? (Video)

Në redaksinë e lajmeve në “Ora News”, ka mbërritur një tjetër video që flet për lëvizje dhe takime të dyshimta të kryebashkiakut të arrestuar të Bashkisë së…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *