“Sot nuk ka vëllezër dhe motra, sot janë të gjithë gjakpirës!“ Testamenti i nënës fut në sherr motër e vëlla: Për mua ti kot që ekziston

Mbaresa ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” vëllanë, Festimin. Në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo drejtohet me fjalë të ashpra ndaj tij. Mbaresa thotë se nuk i fal asgjë vëllait të saj.

“Unë jam vajza e shtëpisë! Nuk më heq dot njeri mua nga trungu familjar, çdo gjë dua timen! Sot do ta shikosh ti se kush jam unë! Unë nuk do të të fal ty as diçka më të vogël!”

Në insertin e tij, Festimi tregohet po aq i vrazhdë. Ai thotë se motrat e vëllezërit janë gjakpirës dhe nuk do t’u japë gjë.

“Sot nuk ka vëllezër dhe motra, sot janë të gjithë gjakpirës! Çfarë më ka lënë nëna me testament, nuk do  t’u jap asgjë! Çdo gjë më përket vetëm mua! Ata që kërkojnë të marrin, vetëm këtë (tregon bërrylin), kanë për të marrë! Nuk dua t’ia di më për asnjë!”

Në studio, Mbaresa thotë se prej dy vjetësh, nuk e ka parë shtëpinë e nënës që në mars bën katër vite që ka ndërruar jetë. Kur hyn Festimi, ajo e pret ashpër.

Mbaresa: Ç’ma sillni atë surrat mua?

Ardit Gjebrea: Po prit se është vëllai yt.

Mbaresa: Le të jetë vëllai im ai, atë që ka bërë ky s’e ka bërë njeri!

Festim: Edhe këtu nuk po të mbyllet? Kam 4 vjet që dëgjoj këtë!

Sipas Mbaresës, ish-gruaja e të vëllait, Natasha nuk është kujdesur për të dhe s’i lejonte ta vizitonin. Festimi i thotë të mos përpiqet dhe se “ekizston kot”, kurse Mbaresa e mohon vëllanëë.

Mbaresa: Unë kam hequr pikat e zeza me këtë! M’u sëmur nëna, ajo nuk i dha një gotë ujë nënës! Si ka mundësi që unë tani, më vjen vëllai mua më flet me këtë gjuhë këtu? Si ka  mundësi më përjashton vëllai nga testamenti? Si ka mundësi?

Ardit Gjebrea: Kush nuk i dha një gotë ujë nënës?

Mbaresa: Ish nusja e vëllait se kanë  marrë edhe divorcin.  Ajo nuk e mbajti nënën!

Eni Çobani: Tani nuk e mbajti  nënën se u nda dhe i thua gjërat lirshëm apo më përpara kur ishte nuse ia ke thënë? Se tani edhe kjo puna e nuseve me kunatat është një problem i madh ti znj. Mbaresa, me gjithë respektin.

Mbaresa: Ne kur ishte nëna, shkonim te shtëpia e nënës.

Eni Çobani: Sa vajza ka nëna?

Mbaresa: Ne jemi tri  motra dhe tre vëllezër.

Eni Çobani: Po mirë, Natasha ka marrë Festimin, nuk ju ka marrë të tërë juve atje! Si, të tërë juve me  radhë te Natasha? Më vjen keq tani, Natasha mbante nënën, por s’është e thënë të viheshit në rresht ju tani.

Mbaresa: Na ka përzënë nga shtëpia të gjithëve, ne motrat e vëllezërit nuk shkojmë fare atje!

Festim: Ti mund të thuash çfarë të duash, ti bërtit dhe ulërit sa të duash, ti nuk fiton dot asgjë sepse nëna ty nuk të ka futur në testament! Ka mundësi ta mbyllësh dhe mos kërko asgjë?

Mbaresa: Nuk e meriton të të them unë vëlla për ty!

Festim: Për mua ti kot që ekziston, je kot këtu!

Mbaresa: Nuk të fal!

Festim: Ti je kot këtu!

Related Posts

Historia e tragjike e 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Santorini/ Nëna e braktisi në moshë të vogël dhe u rrit nga gjyshërit…

Personi që shihni në foto, është 19-vjeçari Aurel Elezi nga Kamza që humbi jetën në Santorini, pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte. Ai ishte…

Media greke: Berisha drejt rikthimit në pushtet, kush është Chris LaCivita, njeriu i Trump që do drejtojë fushatën

Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita, ka marrë tashmë një punë në lagjen tonë, duke u zotuar që të rikthejë në pushtet ish-presidentin dhe…

Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Written by editor in Lajme Një studim i ri ka zbuluar se malet mund të fshehin rezerva të mëdha të hidrogjenit të bardhë, duke rritur shpresat për…

Nëna e braktisi 9-vjeç dhe u rrit nga gjyshërit, historia tragjike e Aurelit që humbi jetën në Santorini!

Një djalë 19-vjeçar nga Kamza humbi jetën në Santorini pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte. Emri i 19-vjeçarit është Aurel Elezi, ai ishte jetim…

Aksident i rëndë në vend, raportohet se ka të plagosur

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar një 64-vjeçar. Advertisements Aksidenti ndodhi rreth orës…

Kush është shoku në katin 9 të ETC që Veliaj e takonte “i maskuar” nga i cili dilte me çantë shpine? (Video)

Në redaksinë e lajmeve në “Ora News”, ka mbërritur një tjetër video që flet për lëvizje dhe takime të dyshimta të kryebashkiakut të arrestuar të Bashkisë së…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *